Të gjitha shkollat e komunës së Deçanit në përgatitje finale për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020

Tashmë kur jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020, jem edhe në fazën finale që të gjitha shkollat në komunën e Deçanit të jenë të gatshme t’i hapin dyert për nxënësit me datë 02.09.2019, këtë e bëri të ditur drejtori i DKA-së në komunën e Deçanit Bekim Vishaj. Vishaj tregon se edhe gjatë pushimeve verore në vazhdimësi kemi punu me drejtorët e shkollave stafin teknik dhe të tjerët për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor, duke i pajisur shkollat me material higjenik, furnizim me dru, pajisje me material zyrtar dhe administrativ, pastrim dhe lyrje të brendshme në disa shkolla aty ku ka qenë e nevojshme dhe së fundi kemi pranuar edhe tekstet shkollore për filloristë, libra të cilat kanë filluar të bartën në shkollat përkatëse dhe të pajisen nxënësit sapo të nisë viti i ri shkollor, njëkohësisht drejtori Vishaj, bën të ditur se gjatë këtij pushimi kemi vazhduar më trajnimet e mësimdhënësve për kurrikulën e re, po ashtu jemi në vazhdimësi duke trajnuar mësimdhënësit për zbatimin e kurrikulës në vazhdim. Gjatë verës janë respektuar afatet ligjore për rekrutimin e punëtorëve të ri në sistemin arsimor, si DKA jemi pothuajse në përmbyllje të procesit të konkurseve. Vlen të theksohet se invsetimet nga MASHT dhe Komuna, në disa shkolla do të vazhdojnë pa penguar procesin mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …