leoni

Haradinaj: Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada

Haradinaj: Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është obligim i institucioneve shtetërore që të punojnë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhin fatin e të pagjeturve. Ai ka theksuar se të zhdukurit e luftës janë plaga jonë. “Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …