Ambasador i Britanisë së Madhe në vendin tonë është emëruar diplomati Nicholas Abbott. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i tanishëm, Ruairí O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij disa vjeçar në Kosovë. “Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë. Ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t’u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”, ka shkruar ambasadori në largim, Ruairí O’Connell.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …