Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është takuar me strukturat drejtuese të Nismës në Therandë. Limaj ka thënë se edhe kjo degë është mobilizuar dhe e gatshme për të kontribuuar për të arritur një fitore të madhe të koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit. “Strukturat e degës në Suharekë i ftova që ta zhvillojnë një fushatë të qetë dhe efikase duke e kthyer fushatën në festë. Dega e Nismës në këtë qytet shquhet për punë të përbashkët ekipore dhe me frymë e energji pozitive dhe këtë frymë, i ftova që ta promovojnë edhe më tutje”, ka thënë Limaj. Ai ka shtuar se Nisma Socialdemokrate siguron qytetarët e Kosovës që së bashku me partnerët e saj do t’i ketë kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …