Kryeministri, në detyrë, Ramush Haradinaj, duke folur rreth tarifës 100 për qind të vënë ndaj produkteve serbe, tha se shtetet e Quint-it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje. Haradinaj, i cili në një konferencë për media në fund të korrikut dha dorëheqje me arsyetimin se është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmend presionin e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së tij. Vendet mike të Kosovës me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje. “Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania e Italia janë aleatë të Kosovës por edhe të interesuar për marrëdhënie te mira me Serbinë e zgjidhjen e problemit, duhet ta kuptojnë që nuk ka hapësirë më as të i bëhet presion Kosovës, ata me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje. “Nuk jam që t’i përfillim këto kërkesa të tilla, ne jemi vend sovran dhe e kemi versionin tonë si të merremi vesh me Serbinë”, ka shtuar Haradinaj. Kreu i AAK-së akuzon liderët e partive të tjera se publikisht po shprehen kundër heqjes së tarifës ndërsa në dyer të mbyllura po premtojnë heqjen e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …