Për ta nxjerr vendin nga gjendja e jashtëzakonshme, duhen individ të jashtëzakonshëm, asi që shekujt tregohen kursimtar ndaj lindjes së tyre.
Ata, shquhen me oratori, shkathtësi, ndjeshmëri, frymëzim, sakrific, përkushtim, guxim dhe largëpamësi. Ata, edhe kur nuk janë të mveshur me fuqi shtetërore, spikatën për pushtetin e dijës, moralit, drjetësisë dhe kurajos për t’i vënë gjoksin problemeve dhe për t’iu dhënë atyre rrugëzgjidhje vizionare në interes të përgjithshëm.
Aktualisht, a ka Kosova një personalitet të tillë që i përfillë katërcipërisht këto përmasa? Natyrisht që po, madje ai është lehtësisht i dallushëm nga turma e gjërë e politikanëve, dhe këtë e pranojnë në heshtje edhe kundërshtarët e tij politik, sepse, ai është i brymosur me virtytet e mësipërme, të cilat i ka argumentuar përballë syve të vuajtur të popullit në të dy periudhat: në robëri dhe në liri.
Kush na qenka ky kolos?
Deshët apo nuk deshët ky është Albin Kurti.
Ky e ka dëshmuar se është zëri i popullit. Ai më shumë se çdo kush e ka ndjer dhimbjen e plagëve të popullit dhe në emër të tyre është sfilitur, burgosur, torturuar, tërhequr zvarrë dhe përgjakur.
Mendja e tij e ndritur, zemra e tij e ndjeshme dhe trupi i tij me shenja lëndimi janë dëshmi kryesore për një prijës të besushëm karshi të tjerëve që i provuam disa herë dhe po aq herë u zhgënjyem thellë nga padituria, babëzia, keqpërdorimi dhe pasurimi i tyre.
Ky nuk është sikur ata që natën i hapshin plagë popullit dhe ditën përpiqeshin për t’ja shëruar.
Edhe shtetet e zhvilluara do t’ja besonin udhëheqjen një personaliteti të tillë. Kurse tek ne, ky sulmohet, përbaltet dhe kritikohet me programe të kundërshtarëve të cilët janë nën nivelin e tij në çdo pikëpamje. Dhe kështu populli lajthitet dhe e shikon me frikë para se ta konsideron si shpëtim.
Populli mban përgjegjësi për mos përzgjedhjen e duhur, dhe si ndëshkim përjeton vuajtjen, mjerimin, padrejtësinë dhe bëhet viktim e korrupsionit.
Kur populli i injoron këto figura të ndritshme, duke mos i dhënë besimin për ta marrë timonin e udhëheqjes, ai humb në çdo pikëpamje dhe është përgjegjës për dëmet që i shkaktojnë prijsit e tjerë.
Brezat e ardhshëm do të mund të na qortojnë për papjekurin tonë, kur ta kuptojnë që ne e kemi shmangur përzgjedhjes e duhur.
Pavarësia politike nuk na ndalon që të shprehemi dhe të shkruajmë në favor të një përzgjedhje sa më të mirë në emër të rimëkëmbjes së moralit, shpresës dhe mirëqenies së popullit.