Bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës duhet të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të pasur mundësi pastaj të votojnë nëpërmjet postës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë më 6 tetor. Aplikimi për të votuar përmes postës është deri më datë 10 shtator. Ndërkohë, KQZ ka treguar edhe kushtet që duhet plotësuar: 1) të jetë shtetas i Republikës se Kosovës, 2) të posedojë dokument të kosovës dhe të dëshmoi se është i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës.