Sot në Vushtrri është mbajt një Akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune të rënë në altarin e lirisë

Sot në Vushtrri është mbajt një Akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune të rënë në altarin e lirisë

Sot në Vushtrri është mbajtur një Akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune. Të pranishëm ishin familjarët e dëshmorëve edhe përfaqësues të komunës. Kryetari i shoqatës së dëshmorëve  Gëzim Zymqaku tha se dëshmorët u kanë dhënë forcën dhe guximin për ta vazhduar rrugën që nuk ishte e lehtë. “Kosova dhe populli shqiptar u bashkuan në kauzën e drejte për ta çliruar vendin, dhe kjo nuk kishte mundësi të bëhej vetëm me dëshirën e subjekteve politike por për këtë duhej luftë”. Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se janë bërë bashkë të gjithë pa dallim. “Në këtë ditë jemi bërë të gjithë bashkë pa dallim partie a feje, sepse dëshmoret janë të të gjithëve. Ata u bënë themeli i lirisë, i pavarësisë dhe i shtetit tonë, dhe mënyra më e mirë për ta realizuar shtetin e ëndrrave të tyre është të punojmë dhe ta bëjmë vendin më të mirë”, ka thënë Tahiri. 1 shtatori është përzgjedhur si dita dëshmoreve me që pikërisht me këtë datë janë rivarrosur trupat e të rënëve për liri, në Vushtrri janë 72 dëshmorë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …