Ish-zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, u emërua së fundi përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. Publicisti Judah mendon se është mirë që Shtetet e Bashkuara kanë emëruar një person me njohuri të shkëlqyera për rajonin dhe të gjitha figurat kryesore të tij. “Përveç kësaj, unë mendoj se Palmer është realist. Sidoqoftë, thjesht emërimi i Palmer mund të jetë një shenjë me të vërtetë e mirë për dalje nga qorrsokaku, nëse do të shihnim një hap të ngjashëm nga Komisioni Evropian, përkatësisht vendosjen edhe një të dërguari evropian për rinisjen e dialogut”, tha Judah për mediat serbe. Ai vlerëson se SHBA dhe BE nuk kanë aktualisht “nivelin e ndikimit që kanë pasur më parë”. “Në vitet e mëparshme, për shembull, do të ishte e paimagjinueshme për politikanët shqiptarë në Kosovë të refuzojnë atë që kërkon SHBA prej tyre. Dhe emërimi i Palmer nuk do ta ndryshojë atë”, tha gazetari britanik.
