leoni

Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i uruan nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, me rastin e fillimit të viti të ri shkollor 2019-2020, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e Komunës së Malishevës, Ata gjithashtu, me rastin e fillimit të vitit shkollor, e kanë vizituar edhe SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. “Uroj që ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, dhe të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve, të shkollës suaj dhe të të gjitha shkollave në Komunën e Malishevës”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë vizitës në SHFMU “Ibrahim Mazreku”, ku është takuar me nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle. Edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, i ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor. “Të nderuar prind. Të nderuar mësimdhënës. Të dashur nxënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtoria për Arsim dhe Edukim iu uron përzemërsisht një vit të mbarë shkollor duke iu dëshiruar suksese të shumta në çdo hap mësimor. Suksesi i vitit shkollor kërkon angazhimin e njëmend të personelit arsimor, prindërve dhe nxënësve e gjithë shoqërisë sonë. Besojmë që do t’iu gëzohemi rezultateve sa më cilësore në procesin edukativo arsimor! Urime!”, thuhet në urimin e drejtorit Thaçi. Përndryshe, sipas drejtorit të DAE, Blerim Thaçi, mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, në të gjitha nivelet e arsimit. Sipas tij, në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë regjistruar 65 nxënës me shumë, se në vitin paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …