leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që roli i OSBE-së në ditën e zgjedhjeve të jetë vetëm këshillëdhënës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që roli i OSBE-së në ditën e zgjedhjeve të jetë këshillëdhënës, ashtu siç ishte edhe më herët, ndërsa nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për misionin vëzhgues të BE-së. Në mbledhjen e mbajtur sot, anëtarët e KQZ-së mbështetën rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u shpreh se kanë kontaktuar me misionin e OSBE-së dhe se ata janë të gatshëm të japin mbështetjen e tyre në të njëjtin format sikurse në zgjedhjet e kaluara. Ata janë të gatshëm që në të njëjtin format, ashtu sikurse që ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara të na japin përkrahje. Do të jetë këshillëdhënës në ditën e zgjedhjeve dhe natyrisht se informimi për KQZ-në nga ana e tyre do të bëhet në të njëjtin format sikurse deri tash”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …