Nipi i heroit të kombit Hamëz Jashari, Dyl Loshi nga ky vit shkollor do të jetë i ulur në bankat shkollore

Besarta Jashari: Baba Shaban na porositi që rrugën e shkollimit ta ndjekim për të mirën tonë dhe të kombit

Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari ka shkruar për ditën e parë të fillimit të vitit shkollor. Ajo ndër të tjera ka kujtuar edhe kujtimet kur ajo vet ka filluar shkollimin 1994 atëherë kur familja e tij ishte e vendosur në rrugën e lavdisë kombëtare si dhe këshillat nga gjyshi Shaban që ishte ndër mësuesit e parë në Drenicë që kishte porositur së rruga e shkollimit të ndiqet për të mirën e vendit dhe të kombit.

“Dita e parë e shkollës, është moment që mbetet përherë në kujtesë… derisa, rrugës e përcjella Dylin për në shkollë, mu kujtua dita ime e parë e shkollës në vitin 1994 – atëherë kur Familja jonë ishte e vendosur në rrugën e lavdisë kombëtare. Kujtoj, që udhëzimet dhe uratat më të ngrohta erdhën nga baba Shaban – ndër mësuesit e parë në Drenicë, që ndër të tjera na kërkoj që rrugën e shkollimit ta ndjekim për të mirën tonë dhe të kombit. Po ashtu mbaj mend që motra Selvetja mua dhe vajzën e axhës Igballën na përcjelli në shkollë, që ishte mbështetje për neve në ato momente të paharruara gëzimi. Gëzimi ishte i njëjtë si Dyli sot, por që ai po rritet edhe me lirinë dhe krenarinë shtetërore… andaj vlerësoj që rrethanat e ndryshuara për të mirën tonë, do të ndikojnë pozitivisht për vendin tonë përmes gjeneratave të reja. Të dashur nxënës në këtë ditë feste ju uroj gjitha të mirat, në jetë e mësime”, ka shkruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …