Matthew Palmer

Matthew Palmer thotë se qëllimi tij është të ulë në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë

Matthew Palmer është shprehur se qëllimi tij është të ulë në tryezën e bisedimeve Beogradin dhe Prishtinën. Ai thotë se e pranoi postin pasi mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Sipas tij kjo do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë e Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”. Palmer thekson se për SHBA-të kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër Palmer citon se SHBA shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të pranojë të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …