leoni

Kryetari Haliti priti në takim udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim Menderes Ibrën, drejtor i Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe Bislim Rrustemin, drejtor regjional i këtij agjencioni, me të cilët ka diskutuar rreth gjendjes momentale të pyjeve, sfidat me të cilat po ballafaqohen si dhe mënyra e ruajtjes nga dëmtuesit. Në këtë takim u konstatua se komuna e Vitisë, ka në agjendën e saj si prioritet mbrojtjen e pyjeve dhe veçohet krahas komunave të tjera për bashkëpunim ndërinstitucional me mekanizmat tjerë si gjyqësia, policia, drejtoritë komunale etj. Kryetari Haliti, ka konfirmuar mbështetjen e Institucioneve komunale në parandalimin e dëmtimit të pyjeve në komunën e Vitisë dhe ka premtuar angazhim për thellim të bashkëpunimit me APK-në. Udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës, kanë falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin e ndërsjellët, si dhe kanë theksuar se Vitia dallohet për të mirë sa i përket respektimit të ligjit, që ka të bëjë me keqpërdoruesit e pyjeve në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …