Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, drejtorin për Shërbime Publike Izet Zenuni, zyrtarin e prokurimit dhe përfaqësues të Kompanisë “Lika Trade”-SH.P.K-Deçan, kanë nënshkruar kontratë për rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve dytësore në qytetin e Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se në bazë të kësaj kontrate në vlerë prej 831.166.31 € infrastruktura rrugore në qytetin e Deçanit do të mbyllet.