Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, takon dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer

Ministri Pacolli, takon të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në margjinat e forumit të Bled-it. Pacolli e ka uruar Palmerin për pozitën e re. Ai ka bërë me dije se ka marrë premtime nga zyrtari i lartë amerikan se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen amerikane. “Unë e përgëzova z. Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”. “Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …