Kadri Veseli kërkon sa më pak llafe, sa më pak patriotizëm formal, sa më shumë punë dhe veprimtari patriotike

Kadri Veseli, në 21-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit, Xhavit Haziri, porositë për sa më pak llafe e patriotizëm formal

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së bashkëluftëtarit të tij, heroit Xhavit Haziri. Veseli tha se 21 vite më parë kishte ndodhur ndarja e fundit me Xhavit Hazirin. Jorastësisht në shtatorin e vitit 1998 qeveria serbe, nëpërmjet organeve të saj, kidnapoi Xhavit Hazirin. Rrugëtimi i Xhavit Hazirit, Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Komandantin Legjendar Adem Jasharit, heroit Zahir Pajazitit dhe të gjithë heronjve të tjerë, do të vazhdojë, por bëri thirrje për më shumë modesti nga ana e bashkëluftëtarëve. “Ne bashkëluftëtarët që jemi gjallë, të jemi më modestë, të mos kërkojmë vetëm prej vendit, por të bëjmë më shumë për të. Sa më pak llafe, sa më pak patriotizëm formal, sa më shumë punë dhe veprimtari patriotike, në mënyrë që ta bëjmë të përjetshëm kujtimin për Xhavit Hazirin dhe Komandantin Legjendar Adem Jashari”, tha Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …