Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkon nga partitë politike që të mbështesin iniciativën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit. Ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin nuk luftohet vetëm nga organet e drejtësisë, por edhe nga parandalimi i kulturës abuzive dhe shfuqizimi i akterëve të korrupsionit. Nisma e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, e prezantuar dje si Pakt Kundër Korrupsionit, shënon një momentum të ri kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit, ka thënë ministri Tahiri. Ai shtoi se pakti për luftimin e korrupsionit është në përputhje me frymën e ndryshimeve ligjore dhe e domosdoshme për të siguruar një qeverisje efikase, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …