Vihet gurthemeli i shkollës fillore “Liria” në Fortesë

 

Është vënë gurthemeli i ndërtimit të objektit të ri të shkollës fillore “Liria” në Fortesë. Në vënien e gurthemelit mori pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Morina, Kryesuesi i Kuvendit, Afrim Dina, zyrtar komunal, Drejtori i SHFMU “Liria” në Fortesë, Elhami Zhuniqi, mësimdhënës të kësaj shkolle dhe qytetarë të shumtë. Kryetari Latifi duke uruar vënien e gurthemelit për këtë shkollë është shprehur se projekti është i mirë dhe do ta arsyetoj qëllimin pse po e bëjmë këtë investim me përkrahje të buxhetit të shtetit, ku do të ndërtohet një objekt modern me të gjitha kushtet për mësim cilësor. E drejtori i kësaj shkolle, Elhami Zhuniqi shprehu mirënjohje dhe falenderoi për të gjithë ata që bënë të mundur fillimin e realizimit të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …