Kryetari Haliti vizitoi punimet në asfaltimin e rrugës Tërstenik-Komogllavë

Ka filluar asfaltimi i rrugës Tërstenik-Komogllavë, rrugë kjo që lidhë komunën e Vitisë me atë të Ferizajt. Asfaltimin e kësaj rruge e kanë mirëpritur banorët e të dyja fshatrave, ngase është e rëndësisë së veçantë, ku përpos lidhshmërisë së dy komunave, përfshihen edhe mijëra hektar tokë të banorëve. Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar përkushtimin e Institucioneve komunale për ofrimin e kushteve sa më të mira infrastrukturore për banorët e këtyre lokaliteteve që gravitojnë në këtë rrugë. Gjithashtu, është në këtë fshat është asfaltuar rruga në lagjen Tërstëniku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …