Në Prishtinë kanë qëndruar për një vizitë senatorët amerikanë: Chris Murphy dhe Ron Johnson

Në Prishtinë kanë qëndruar për një vizitë senatorët amerikanë: Chris Murphy dhe Ron Johnson

Në Prishtinë kanë qëndruar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson. Ata kanë pasur takime me përfaqësues politikë në Kosovë dhe tema kyçe për të cilën është biseduar, sipas senatorëve amerikanë, ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Senatori demokrat, Ron Johnson, tha para mediave se vizita e tij dhe senatorit Murphy në Kosovë, është një rikonfrimim i mbështetjes amerikane  ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë. Ne duam që t’i shohim ata të kenë sukses”, deklaroi senatori Johnson. Ndërkohë, senatori republikan, Chris Murphy duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, tha se priten sakrifica nga të dyja palët, megjithatë sipas tij, marrëveshja do të kishte ndikim të madh pozitiv edhe në aspektin ekonomik për të dyja vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …