Krerët e Opozitës kanë bërë me dije se protestat e tyre për të arritur kauzën nuk do të ndalen asnjëherë. Kurse, zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit, e konsiderojnë se u bë nën presion, pasi shumë deputetë u detyruan të votojë pro Thaçit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se ata konsiderojnë se Thaçi nuk mund të jetë presidenti Kosovës. “Zgjedhja e tij u bë në mënyrë të dhunshme, dhe përmes një terrori psikologjik karshi deputetëve që refuzuan të ia japin votën atij, është shprehur ai. Kurse, krateri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka numëruar dështimet e Thaçit në postin e ministrit të Jashtëm. “Kemi shpreh shqetësimin tonë për shkak se nuk kemi ushtri. Thaçi ka dështuar në politiken e jashtme, ka dështuar të marr njohje dhe ka dështuar në anëtarësimin në UNESCO”, ka deklaruar Haradinaj. Ndërsa për Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës, seanca për zgjedhjen e presidentit veçse e ka thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. “Sot lajmi keq është se, jo vetëm se nuk po shihet mundësia për dalje nga kriza po nga sot jo u thellua më shumë në krizë politike”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …