Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, protestuan kundër mbylljes së shkollës së tyre

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, protestuan kundër mbylljes së shkollës së tyre

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore, “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet. Nxënësit janë mbledhur para dyerve të gjimnazit duke kundërshtuar mbylljen e këtij objekti. Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale-private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, është thënë në një njoftim të bërë dje nga Këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi. Drejtoria ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …