Digjet objekti i Kooperativës Bujqësore të grave të Krushës së Madhe

Digjet objekti i Kooperativës Bujqësore të grave të Krushës së Madhe

Objekti i “Kooperativës Bujqësore Gratë e Krushës së Madhe” është përfshirë sot nga zjarri, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i disa gypave në kohën kur po bëhej konservimi i përpunimit të specit mësohet se fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz. Përveç institucioneve relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe qytetarët të cilët kanë  ndihmuar në fikjen e zjarrit.  Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës  së Rahovecit  Veli Gashi ka thënë se ekipi i komunës, Policia e Kosovës dhe drejtoria e emergjencave kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.  Ai u zotua se institucionet komunale do të bëjnë të pamundurën për t’u dalë në ndihmë siç tha ai grave të Krushës të cilat me shumë mund e kanë krijuar këtë kooperativë. Kujtojmë se gratë kryefamiljare të Krushës së Madhe, nga paslufta  kanë arritur të bëhen biznesmene të njohura në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve. Prodhimet e tyre përveç tregut të brendshëm,  kanë depërtuar edhe në vende të tjera të Evropës. Falë donacioneve të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, Fahrije Hoti kishte  përfituar një objekt modern me kushte të mira për përpunimin dhe ruajtjen e produkteve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …