Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të enjten se Serbia po përballet me të njëjtat probleme demografike si e gjithë Evropa, duke saktësuar se në vitin e kaluar një qytet i tërë me përmasa sa Kikinda në Vojvodinë numerikisht ka humbur pavarësisht se qeveria ka marrë masa, por rezultatet nuk janë ende të dukshme. Ai, në Samitin e Tretë Demografik që po mbahet në në Budapest, deklaroi se Serbia humbi “një qytet të tërë” vitin e kaluar, pasi më shumë se 100,000 njerëz vdiqën dhe lindën 63.1175 fëmijë, që do të thotë se minus demografik është 37.680 njerëz në vit. Mosha mesatare në Serbi është 43.2 vjet, ndërsa 20.2 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç. Ai tha se asnjë gjeneratë e atyre që lindën në Serbi pas Luftës së Dytë Botërore nuk e mundësoi riprodhimin e thjeshtë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …