Turqia ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve ose do t’ i hapë kufijtë

Turqia ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve ose do t’ i hapë kufijtë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve dhe ka kërcënuar me rihapje të rrugëve drejt Evropës, nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar “zona të sigurta” kufitare për refugjatë sirianë. Turqia do të detyrohet të hapë dyert nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë, ka thënë ai në një fjalim televiziv në Ankara. Aktualisht Turqia është shteti me  më shumë se 3 milionë refugjatë, për shkak të luftës tetëvjeçare në Sirinë fqinje, çka ka krijuar vështirësi në ekonominë turke. Përveç sirianëve, Turqia ka strehuar edhe qindra mijëra irakianë dhe afganë, të cilët kanë ikur nga luftërat në vendet e tyre. Më 2016, Ankaraja është pajtuar për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të ndalur valën e emigrantëve nga jugu dhe lindja, në këmbim të miliarda dollarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …