Kyle Scott: Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë e gatshme për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott tha se shumë njerëz në Serbi besojnë se urrejtja për Amerikën është një punë e mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott tha sot se shumë njerëz në Serbi besojnë se urrejtja për Amerikën është një punë e mirë,  pasi bombardohen çdo ditë me gënjeshtrat më të këqija për vendin e tij, si dhe për vendet e tjera perëndimore dhe Bashkimin Evropian. Scott e tha këtë në Beograd duke paraqitur përvojën e tij në rrjetin social Twitter. Ai shtoi se puna e tij nuk është se të gjithë e duan atë, por se ai përfaqëson SHBA në Serbi dhe se mesazhi i vendit të tij mund të dëgjohet, por theksoi se nuk është gjithmonë e lehtë apo e këndshme. ” Çdo ditë njerëzit në Serbi bombardohen  me rrenat më të këqija që kanë të bëjnë me Amerikën, vendet perëndimore dhe BE. Ky nuk është një shërbim për inteligjencën e popullit serb, dhe për shkak të kësaj, ne përballemi me sfida të ndryshme për të përcjellë mesazhin , tha Scott.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …