Digjen hapësirat e Kooperativës Bujqësore “Krusha”

 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar Krushën me rastin e djegies së hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha” në krushë. Me këtë rast kryetari Latifi është shprehë: Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit. Kooperativa “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave fermere, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi. Shpresojmë se do të kapërcehet sa më shpejtë kjo situatë ka thënë me këtë rast Kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …