Blerand Stavileci, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se frika e partive rivale nga PDK-ja, si fituese serike e shtatë palë zgjedhjeve, i ka bërë ata që të ngarendin në vardisje ndaj njëra-tjetren për koalicione parazgjedhore. Po ashtu, ai tha se vijat e kuqe tashmë janë bërë një refren bajat, kur dihet se pas zgjedhjeve ato shndërrohen në vija të gjelbra. “Të gjithë e dinë se pavarësisht cfarë deklarojnë partitë e tjera, ne kemi qenë para tyre edhe në mobilizim edhe në agjendë. PDK dhe Kadri Veseli kanë vënë një standard të ri etik. Gjendja reale në terren flet në favor të Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Stavileci. Ai tha se PDK del e para në vazhdimësi, ndërsa të tjerët duke dashur ta kompensojnë terrenin, shkojnë nëpër debate dhe flasin për sondazhe.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …