Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga oponentët politikë që të mos shpërndajnë të pavërteta për kandidaten e partisë së tij për kryeministri, Vjosa Osmani. Ai nuk ka përmendur emra, por aludimi është në PDK. “Ka filluar keq! Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër znj. Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre nga LDK. Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike, mos shpenzoni para për ekspertë e prodhues të gënjeshtrave nga vendet e tjera. Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushatë e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin. Nuk e luftojnë korrupsionin ata që shpërndajnë lajme korruptive; nuk e luftojnë korrupsionin ata që kanë para të vjedhura për të paguar ekspertë të gënjeshtrave. Nuk e luftojnë korrupsionin ata që ushtrojnë ndikim tek organet e drejtësisë për të hapur procese gjyqësore për njerëzit e kundërshtarëve politik në kohën kur fillon procesi zgjedhor. Këtë e bën vetëm shteti i kapur dhe kapësit e shtetit. Por, çdonjërit do ti vjen koha dhe momenti të japë përgjegjësi”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …