Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka thënë senatorëve amerikanë, Merfi dhe Xhonson se “Beogradi pret heqjen e taksës” dhe se do “arritjen e një marrëveshjeje të kompromisit me Kosovën. Një zgjidhje e mirë “nuk mundë jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë”, kurse pala serbe të mos fitojë asgjë. “Serbia mund të diskutojë çdo gjë me Kosovës vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi. Në qoftë se nuk ekziston një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe”, ka thënë Vuçiq. “Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon”, ka thënë Vuçiqi. Senatorët amerikanë qëndruan këtë javë edhe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …