Duke folur për ndalimin e punimeve në kalanë e Artanës, drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Ismet Hajrullahu ka përkujtuar se kompania serbe “KOTO” që në fillim të punimeve ka rrezikuar ekzistencën e kalasë së Artanës. Ai ka theksuar se sipas hartuesit të projektit që ka bërë planin për meremetimin e kalasë së Artanës ka thënë se nuk është respektuar projekti i kompanisë kroate për restaurimin e kësaj kalaje. Së pari nuk është bërë izolimi i duhur i mureve e kjo ka bërë që të depërtoj lagështia e cila ka bërë që muret të dëmtohen. Pra në ato pjesë ku është punuar nga kompania serbe “KOTO”, muret janë të fryra dhe nëse nuk ndërmerret diçka, do të jemi dëshmitar të rrënimit të atyre mureve. Kjo do të ishte një nga gjërat më të shëmtuara që do të ndoshte në vendin tonë, ka tërhequr vërejtjen drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Ismet Hajrullahu. Ai ka shtuar më tutje se kompania serbe ka punuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe joprofesionale kjo është vepër penale dhe në kundërshtim jo vetëm me ligjet e Republikës së Kosovës por edhe ato ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …