Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka dorëzuar në KQZ listën e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit. Florian Dushi nga LDK ka deklaruar para medieve se listës së kandidatëve të LDK-së prej 110 emrave, i prinë kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani. Ai nuk ka dashur të bëjë publike listën, duke pohuar se nuk është mirë që kjo të publikohet deri sa KQZ i shqyrton emrat, ndërsa ka deklaruar se në listë nuk janë Teuta Rugova, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …