leoni

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç e tërheq vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze në Evropë

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç e tërheq vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze në Evropë

Bashkimi Europian do të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që t’ua bëjë të qartë atyre përparësitë e financimit përmes instrumenteve të mëdha të projekteve infrastrukturore të BE-së. Kështu i deklaroi Radio Evropës së Lirë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së, kompetente për rajonin, e cila ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze, që mund të shkaktojnë ngarkesë të lartë me borxhe. Ajo u ka bërë thirrje pushteteve që t’u kushtojnë kujdes të veçantë sigurimit të investimeve të partnerëve të tjerë që i ndihmojnë rajonit për të përmbushur standardet e BE-së. Kocijançiç ka sqaruar se financimi i Bashkimit Europian të infrastrukturës përfshin mjete pa kthim që ndërlidhen me kredi me kamata atraktive.

Ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të padiskutueshme europiane dhe se pjesë e këtij procesi është edhe domosdoja që të kompensohet modernizimi i i infrastrukturës në këtë vende. Kocijançiç po ashtu ka thënë se Bashkimi Europian pret nga partnerët në Ballkanin Perëndimor që të përmbushin detyrimet e veta në përputhje me Marrëveshjet e tyre për Asociim Stabilizim (MSA), “sidomos nga aspekti i ndihmës shtetërore dhe furnizimeve publike që të mbrojnë qëndrushmërinë fiskale të ekonomive dhe investimeve të veta”. Sipas të dhënave zyrtare, BE ka dhënë Ballkanit Perëndimor mbi 11 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës së komunikacionit dhe të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …