Kryetari i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka anuluar një takim në Uashington me liderët e talibanëve dhe presidentin afgan, Ashraf Gani, pas një sulmi me bombë në Kabul ku mbetën të vdekur 12 persona, duke përfshirë edhe një ushtar amerikan. Përmes disa postimeve, Trump tha se kishte planifikuar në heshtje të zhvillojë bisedime me të dyja palët. “Nëse ata nuk mund të pajtohen për armë-pushim gjatë këtyre bisedimeve shumë të rëndësishme për paqe, si dhe janë në gjendje të vrasin 12 persona të pafajshëm, atëherë nuk kanë fuqi për të negociuar një marrëveshje të mirëfilltë”, tha Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …