leoni

Çerkin Dukolli: Inaguruam Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar

Zëvendës ministri i MPJ-së,z. Çerkin Dukolli ka bërë të ditur se sot në Doha me delegacionin nga Kosova, zyrtarë nga MPJ e Katarit, dhe një grup bashkatdhetarësh zyrtarisht inauguruam Ambasadën e Republikës së Kosovës në Katar.
Hapja e misionit tonë në këtë pjesë të gadishullit arabik, është një ngjarje dhe arritje rëndësishme diplomatike e shtetit tonë.
Gjatë qëndrimit tonë në Doha, si delegacion u pritëm në takim zyrtar nga Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme z. Soltan Saad Al-Moraikhi.

Ministri Moraikhi, tha se Katari vlerëson përpjekjet e Kosovës për të qenë pjesë e OKB dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare, duke shtuar se përkrahja e Katarit nuk do të mungon në mbështetjen e Kosovës.
Nga ana e jonë, falënderova nikoqirin për pritjen dhe mbështetjen që Katari i ka dhënë Kosovës prej pasluftës e veçmas me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen në arenën ndërkombëtare.
Gjithsesi u akorduam që bashkëpunimin Kosovë – Katar, përveq në rrafshin diplomatik ta ngritim edhe në rrafshin ekonomik dhe në të gjitha fushat ku përputhen interesat tona të përbashkëta të dy shteteve tona.
Pjesë e delegacionit të Kosovës ishte edhe edhe Zv. ministri i brendshëm z. Selami Shkodra, diplomatët Jetish Jashari e Burim Qorri.
Ambasadorit, Amir Ahmeti dhe sekretarit Rexhep Ismajli ju dëshirojmë suksese në punën dhe drejtimin e misionit këtu në Katar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …