Partia Liberale Serbe ka akuzuar Listën Serbe për fushatë të frikësimit, kërcënim me eliminim fizik të anëtarëve të kësaj partie, madje edhe largim nga vendet e punës, nëse nuk heqin dorë nga SLS. Kryetari i kësaj partie Slobodan Petroviq, ka përmendur rastin konkret të largimit nga puna të një punëtori në Shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë vetëm pasi nuk ka pranuar që të largohej nga SLS. Ai ka paralajmëruar edhe më herët se kjo do të jetë një fushatë e ‘ndyrë’ dhe do të ngjasojë më së paku në kampanjë zgjedhore, si pasojë e kërcënimeve ndaj njerëzve që janë punëtorë shëndetësorë nga njerëz të Listës Serbe, gjë e cila dëshmon se kjo parti është në panik para zgjedhjeve të 6 tetorit.“
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …