Me 31 vota për dhe asnjë kundër, në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës ka shkarkuar nga pozita Valdet Osmanin, i zgjedhur me vendim të Gjykatës Themelore. Anëtari i kryesisë së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ilir Blakaj tha se nuk mund të kontestojnë vendimin e gjykatës, por që sipas tij Osmani prej që ka marrë këtë pozitë nuk ka dhënë llogari ndaj kësaj shoqate. “Ne nuk kemi çfarë të votojmë më atë vendim, se është vendim i gjyqit edhe ajo nuk ka nevojë më se çfarë të trajtohet. Por, në ndërkohë kryesia dhe delegatët deri më sot kanë provuar të kontaktojnë me këtë personin e autorizuar, i cili na detyrohet në bazë të këtij vendimi. I janë bërë deri më sot tri ftesa këtij personi, ai natyrisht e keni parë edhe vetë nëpërmjet email-ave se si na është përgjigjur.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …