Serbia tanimë ka ndjekur pothuaj të gjithë pjesëtarët e etnitetin shqiptarë nga komuna e Medvegjës, duke bërë kështu spastrim etnik në këtë Komunë. Ky gjenocid bashkëkohor që Serbia po e zbaton me mjete administrative sot, i ngjason atyre të ish reformave agrare të ish pushtuesit serbo-Jugosllav, ku kolonizonin tokat autoktone shqiptare me kolon serb dhe dëbonin shqiptarët për në Anadoll!
Në shtypin tonë sot, kjo ngjarje u pasqyrua, sikur, sikur: ”Serbia po tenton të bëj spastrim etnik!”… jo, jo ta kemi të qartë e të mos shohim ëndrra me sy hapur: Serbia nuk po tenton, Serbia e ka bërë këtë, pra e ka realizuar në 90% spastrimin etnik të shqiptarëve nga komuna e Menvegjës! Kjo, veç ka ndodhur, dhe ne, pra elita jonë politike andej e këtej kufirit po mediton, pa bënë ahengje e selfie, po rri me duar në gjepa, po bëjnë zgjedhje e pazare elektorale, po bëjnë aderime politike, po shpëtojnë kombin me premtime të stër përsëritura se do bëjmë Shqipërinë e Kosovën zonjë sa nuk bënë më!, po bëjnë fushatë, nuk po e hanë bukën thatë, po merren me njëri-tjetrin, madje duke u sharë mes vete deri në banalitet etj. Njëkohësisht, në Medvegjë shqiptarëve u mohohet e drejta elementare e garantuar me të gjitha Konventat ndërkombëtare!
Institucionet, elita jonë politike, duhet ta ngritë zërin: Shqiptarët po përndiqen nga tokat e veta në Komunën e Medvegjës dhe jo vetëm!, shqiptarët po fshihen (shlyhen), nga Enti Kadastral i komunës së Medvegjës, nga Administrata e Gjendjes Civile, nga e drejta në pronën e vet, nga e drejta për të jetuar në tokën e vet, nga e drejta e lëvizjes së lirë, ata më nuk lejohen të futën në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, atyre më nuk u epën as dokumentet bazë siç është Certifikata e lindjes, Leja e Njoftimit, Pasaporta etj!, ju mohohet e drejta e shtetësisë, janë shpallur persona apatia- pa atdhe!…
A dëgjoni o burra: Serbia po dëbon shqiptarët me dhunë sistematike e metoda tjera perfide nga trojet e veta në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë e kështu me radhë!
Ku është Elita jonë politike, pse nuk e ngritë zërin deri në Gjykatën e Strasburgut, apo edhe kjo pjesë do të pësoj sikur Çamëria!… Po në këtë formë, madje edhe me mjete dhune, Serbia, që nga kohët e para Lidhjes së Prizrenit e deri me sot, ka bërë spastrimin etnik të shqiptarëve duke i ndjekur ata nga tokat e veta autoktone në mbi 600 fshatra e deri në Nish, Gjenocid ky i llojit ë vet, mu nën hundët e Evropës demokratike!
Shtrohet pyetja: Sa komod sillemi në shqiptarët gjithandej- po e saktë; kemi zgjedhje e fushatë, ne do të reagojmë, por pasi të mbetët Medvegja thatë- pa asnjë shqiptarë!…
9. 9. 2019.