KQZ-ja: Në zgjedhjet e sotme dolën mbi 46 për qind të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar certifikimin e partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 6 tetorit

Sot KQZ certifikoi grupin e dytë të partive politike dhe kandidatëve. Në listën përfundimtare të subjekteve politike që janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë 20 parti politike dhe 4 koalicione. Koalicioni NISMA-AKR-PD është certifikuar së bashku me 110 kandidatë për deputetë. Koalicioni SLOBODA është certifikuar me 8 kandidatë. Ndërkaq AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë është certifikuar po ashtu me 110 kandidatët për deputetë. Koalicioni VAKAT është certifikuar me 55 kandidatë. Ndërkaq nga partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar me 110 kandidatë, partia Fjala me 51,dhe partitë tjera me kandidatët e tyre. Me nga 110 kandidatë janë certifikuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në zgjedhjet e 6 tetorit përveç 20 partive dhe 4 koalicioneve dhe 1070 kandidatëve për deputetë do të garojë edhe Esmir Kasi si kandidat i pavarur. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për vitin 2019 do t’i kushtojnë KQZ-së rreth 6 milionë euro.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …