Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Japoni, është takuar me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki , i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. “Me guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kemi biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi
