John Bolton

Serbia pret me hidhërim e pikëllim shkarkimin e këshilltarit Xhon Bolton, nga kryetari amerikan, Trump

Shkarkimi nga posti i këshilltari Bolton ka ndodhur në kohën kur Trump po bën përpjekje të përmirësojë raportet me disa vende me të cilat ka pasur mospajtime, megjithatë ishte Bolton ai që Korenë e Veriut dhe Iranin i shihte si vende të cilave nuk duhet t’iu zihet besë. Kujtojmë që Bolton ishte pro sulmeve mbi Iranin dhe publikisht kritikoi testet e raketave të Koresë së Veriut. E pasi që Trump ishte pajtuar që takohet me Kim Jong-Un në zonën e demilitarizuar, Bolton kishte vendosur që mos ta shoqërojë, madje kishte udhëtuar për në Mongoli. John Bolton, ish-ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, njihej për qëndrimet e tij kundër pavarësisë së Kosovës, kurse mediat në Serbi e kanë përjetuar rëndë këtë vendim. Në to thuhet se  Trump e ka shkarkuar Boltonin, kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …