Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Partitë serbe në Kosovë që garojnë kundër Listës Serbe po sfidohen nga Beogradi dhe Aleksandër Vuçiq

Përpjekja për t’i dhënë fund monopolit të Listës Serbe ka hasur në rezistencë të Beogradit, veçmas në komunat veriore të Kosovës të cilat popullohen me shumicë serbe. Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, përfaqësues të partive dhe njohës të zhvillimeve në veri kanë folur për presione tek votuesit. Tri parti politike janë bashkuar rreth një koalicioni për ta sfiduar Listën Serbe – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda”. Por kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur këto parti si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit konsideron se përfaqësues i vetëm i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …