Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

KMDLNj: Ndërhyrjet e SBASHK-ut në përgjegjësitë ekskluzive të arsimit janë të kundërligjshme dhe të papranueshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka akuzuar SBASHK-un se çdo fillim të vitit shkollor sajon pretekste për organizimin e grevave, duke e quajtur standard të dyfishtë para zgjedhjeve. Në atë kohë KMDLNj thotë se pati kërkuar nga SBASHK-u që përveç kërkesës për rritje të pagave të bëjnë kërkesë edhe për përmirësimin e kushteve për nxënës, sigurimin e kushteve që nxënësit të mos e ndërprejnë procesin e shkollimit (sidomos femrat) dhe të sigurohen kushte për nxënësit që detyrohen të shkojnë në shkollë duke ecur për faktin se nuk kishin transport të siguruar. Në rastin konkret, thotë KMDLNj, ndërhyrja e SBASHK-ut në përgjegjësitë ekskluzive të komunës së Dardanës në fushën e arsimit është e kundërligjshme, e dënueshme dhe e papranueshme. Ky këshill thotë se është sinjifikative që SBASHK-u, aktivitetet dhe kërcënimet shantazhuese për grevë po i intensifikon pikërisht para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, me të cilën po u dërgon ofertë të qartë subjekteve apo koalicioneve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …