Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota”. Në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, Thaçi, ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë. Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën. Ai ka theksuar se fillimisht duhet të rritet numri i përdoruesve. “Prandaj misioni i parë dhe kërkesa për popullin e Kosovës është që të vozisin sa më shumë Toyota”, ka shtuar ai. Gjatë vizitës në Japoni, Thaçi i është organizuar një vizitë në tempujt të vjetër të qytetit të Kyotos. Ai po ashtu ka takuar dy studentë kosovarë, të cilat janë duke studiuar në Osaka dhe Kyoto.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …