leoni

Greqia refugjatet

Greqia i vetmi shtet në Evropë që po përballet me krizën e refugjatëve dhe ende po i pranon

Mbyllja e pjesshme e kufijve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Austria, të cilat u lejojnë kalimin vetëm sirianëve dhe irakianëve, po e zhyt ne kaos Greqinë. Bazuar në faktin se afganët përfaqësojnë rreth 30 përqind të të ardhurve në Greqi, brenda pesë ditësh të gjitha qendra e pritjes në territorin grek do të mbushen me emigrantë, tha për Zërin e Amerikës përmes Skype-it Gemma Gillie e organizatës Mjekët pa Kufij, e cila ndodhet në një kamp refugjatësh në Idomeni.  Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes shteti helen dhe Maqedonisë pas nisjes së zbatimit të kufizimeve të dielën. Organizata e bamirësisë thotë se ka mjekuar me qindra njerëz që pretendojnë të jenë plagosur në përleshjet me policinë maqedonase – duke përfshirë këtu dhe kafshime nga qentë.  Emigrantët refuzojne të kthehen dhe arsyetimi i tyre është fare i thjeshtë. Në Siri luftohet prej 5 vjetësh, shprehen ata, në Afganistan ka luftë prej më shumë se tre dekadash. ISIS ekziston në Siri por ekziston dhe në Afganistan. Cili është atëherë dallimi mes afganëve dhe sirianëve. Disa shtete të Evropës kanë refuzuar të pranojnë kuotat, ndërsa fluksi i të ardhurve me shumë gjasë do të vazhdojë. Sipas vlerësimeve të brendshme të qeverisë të raportuara në mediat lokale, deri në 2020-tën Gjermania pret qe të akomodojë rreth 3.6 milion refugjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …