Koalicioni i djathtë i majtë, AAK-PSD ka prezantuar programin qeverisës, ku u tha se programi 100 për qind Kosovë është program qeverisës. Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se e kanë programin e tyre 100 për qind Kosovë, derisa ka adresuar kritika PDK-së e LDK-së. Shpikja e kauzave si lufta kundër korrupsionit e atyre që e kanë krijuar atë korrupsion. Mashtrimi që i bëhet Kosovës nga një subjekt politik me pastërti. Ne nuk i humbim kohë Kosovës, ne e dimë se si është mënyra më e saktë për t’u zhvilluar vendin. Unë shquhem për zbatim, meritën që ia jap vetit është zbatimi. E kemi pa te LDK një pamundësi në zbatim, e kemi pa te PDK një drejtim të gabuar në zbatim”, tha Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …