leoni

KOMUNA E VITISË PËRKUJTON 11 SHTATORIN E SULMEVE TERRORISTE NË SHBA-së

Në 18 vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork të ShBA-së, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, qytetarë por edhe përfaqësues të KFOR-it Amerikan kanë bërë homazhe dhe kanë ndezur qirinj në Memorialin Richard Holbrooke në Viti. Kjo u bë me qëllim të përkujtimit të viktimave nga ky sulm terrorist. Sipas disa të dhënave në sulmin e 11 shtatorit 2001, që kanë ndodhur në ShBA kanë humbur jetën asokohe rreth 3 mijë persona. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme nga mbar bota, gjithashtu në mesin e viktimave kishte zjarrfikës dhe policë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …