leoni

Elisa Spiropali: Me fytyrat e maskat e tyre në protesta, nuk ai dalin të krijojnë besimin e publikut, në rrugën e tyre të shëmtuar

Spiropali: Që Kryemadhi flet në mitingje e dinim, por që Ilir Meta t’i kthejë ato në dekrete, këtë nuk e kishim menduar

Në seancën e sotme plenare, ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali, derisa  foli rreth domosdoshmërisë për të vënë dorë në disa akse specifike të vendit, ceku temën e presidentit, mosmiratimin e tij për ndërhyrjet në fjalë, duke e lidhur situatën në fjalë më zhdekretime të tjera të kësaj natyre, përfshirë atë të zgjedhjeve të 30 qershorit. “Është domosdoshmëri të përmend jo vetëm nevojën emergjente për ndërhyrje në këto akse, rruga e Veriut njihet ndryshe dhe si autostrada e vdekjes. Presidenti, partisë së të cilit i qan zemra për varfërinë, u referohet disa argumenteve emotive për shpenzime në kurriz të këtyre njerëzve. Që Kryemadhi i përdor këto argument në mitingje e dinim, por që presidenti i Republikës t’i kthejë në dekrete këto përvuajtje hipokrite të opozitës, këtë nuk e kishim menduar. Po kështu është domosdoshmëri aksi Orikum- Llogara, është një investim që presidenti e kundërshton me argumentin e interesit publik. Presidenti këtë katrahurë e bën për të plotësuar dështimin e miqve të tij të luftës që janë katandisur si mos më keq, që i ndihmoi sa mundi dhe nuk po ia dinë”, tha Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …