Thaci, Japoni

Kryetari, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Japoni është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit, Tadamori Oshima

Kryetari, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Japoni  është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit, Tadamori Oshima Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimit të ideve dhe projekteve konkrete ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Kryetari Thaçi  ka shkruar se me kryetarin e  Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima, ka  biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Kryetarin Oshima e falënderova  për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, derisa theksova nevojën që pas kësaj vizite të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi, ka saktësuar, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …